Një foto e kryeministrit Rama në një familje të varfër në Shijak është bërë pjesë e intervistës me ministrin Ahmetaj në programin “Top Talk”.

“Bingo kryeministrore” e ka cilësuar gazetari Denis Dyrnjaja, pasi ajo familje nuk jeton më në kushtet që dallohen në foto.

“Kryeministri shkoi në atë familje, jo vetëm për zgjidhur problemin në atë familje, por për të treguar se vëmendja e mazhorancës dhe qeverisë së tij është tek njerëzit e zakonshëm”, u shpreh Ahmetaj, duke shtuar se mesazhi është të menduarit dhe të ndërgjegjësuarit për problemet e njerëzve.

I pyetur se pse prej një viti, nga 2017-ta, kemi serish këto pamje, që vijojnë të jenë masive, edhe pasi qeveria Rama ka marrë “timonin” e vetme, ministri Ahmetaj u përgjigj se shqiptarët janë më mirë, por në raportin legjitim me pritshmërinë janë ende larg.

“Në 2013-ën kanë qenë 430 mijë të punësuar, sot janë 673 mijë. Në 30 vite janë formuar 673 mijë vende pune, 240 mijë nga këto janë formuar në 4 vite. Shqiptarët janë më mirë se në 2013-ën, apo 2015-ën, por në raportin legjitim me pritshmërinë jemi ende larg”, u përgjigj Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA