Cristiano Ronaldo, Luka Modric e Mohamed Salah janë 3 finalistët mes të cilëve do të vendoset edhe fituesi i futbollistit më të mirë të FIFA-s për vitin 2018.

3 lojtarët janë të njëjtët që më parë ishin përzgjedhur edhe për vlerësimin individual të UEFA-s që u dha javën e kaluar në Montekarlo, kur fitoi mes polemikave Luka Modric.

Çmimi shkoi në favor të kroatit ndërsa Ronaldo zgjidhi të bojkotonte ceremoninë në Principatë, e tani sfida zhvendoset një nivel më lart, në çmimin botëror të FIFA-s.

Top Channel