Vjeshta sapo ka ardhur, ndërsa Motor Bike është gati për të startuar me sallonet e motorëve në qytetet kryesore të Europës. Kështu gjithçka do të startojë në Këln të Gjermanisë, në muajit Tetor, për të vijuar më pas në Nëntor me “EICMA” në Milano, në Verona gjatë Janarit dhe në kryeqytetin italian, Romë, në muajin Mars.

Nuk do të mungojnë as ekspozitat në qytete të tjera europiane, ku të gjithë të pasionuarve pas motorëve, do t’u jepet mundësia të njihen me të rejat më të fundit mbi ndërtimin e tyre.

Për t’i bërë edhe më tërheqëse këto ekspozita, organizatorët kanë menduar t’i pasurojnë me femra të bukura, të cilat do të rrinë mbi motorë dhe do të prezantojnë ata te klientët.

Ideja për të përfshirë edhe bukuroshet në ekspozitat e motorëve, vjen nga suksesi i vajzave të çadrave, në garat e Moto GP-së.

FOTO GALERI
4/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA