“Fiks Fare”, emisioni më i madh investigativ në vend, zgjedh dy velinat e reja për këtë sezon të ri.

Krahë dy prezantuesve Dorian Ramaliu dhe Devis Mukës do të jenë dy bukuroshet Marjana Shkreta dhe Artea Bebri.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it janë marrë më modeling , kanë qenë pjesë të sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Marjana Shkreta është balerinë profesioniste, e cila mban edhe një çmim bukurie, atë të ‘Miss Kinemasë’. Prej dy vitesh ka qenë pjesë e trupës së baletit të Top Channel.

Biondia Artea Bebri më shumë i është përkushtuar modelingut pa e lenë pas pasionin e saj për kërcimin.

Të hënën, në datë 3 shtator, Fiks Fare ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10 në një rikthim me plot investigime dhe çështje të forta.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA