F1, shiu pengon pretendentët në sesionin e parë. Perez lë pas Raikkonen (Foto)

31/08/2018 13:16

Reshjet e shiut kanë tronditur shpresat e pilotëve pretendentë në sesionin e parë të provave të lira të Formulës 1, për ndalesën e radhës në Monza të Italisë.

Më i shpejti i këtij sesioni ka rezultuar një pilot surprizë, Sergio Perez me Force India, që ka regjistruar kohën 1 minutë e 34 sekonda, duke u pozicionuar përpara Ferrarit të Kimi Raikkonenit, me 55 të qindtat më shumë.

Koha e tretë më e shpejtë ishte ajo e Ocon, i cili la pas krahëve Hartleyn dhe Ricciardon. Shumë larg janë renditur Mercedesët e Bottasit dhe Hamiltonit, ndërsa edhe më larg “kokëkuqja” tjetër e Vettelit, që e mbylli garimin pas vetëm 4 xhirosh, për shkak të një problemi në kambio.

Megjithatë, Sebastian nuk ka përse të shqetësohet, pasi pjesa e dëmtuar do të zëvendësohet për vazhdimin e fundjavës, pa asnjë penalizim, duke qenë se bëhet fjalë për ndryshimin e një kambioje të përdorur.

FOTO GALERI
13/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA