Trajneri i Kombëtares shqiptare të Shpresave (U21), Alban Bushi ka publikuar listën për grumbullimin e radhës përpara ndeshjes që do të zhvillojë kundër Spanjës në Kordoba.

Edhe pse është munduar që të grumbullojë lojtar të rinj për të përgatitur grupin për sezonin e ardhshëm, listës i janë bashkuar edhe emra që në pamje të parë u dukën se kaluan në ekipin A, por me sa duket nuk i plotësuan pritshmëritë e trajnerit Panucci.

“Dua të përshëndes të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e Kombëtares U21 dhe që tani nuk janë më. Kam zhgënjim për rezultatet, por kur analizoj ndeshjet kemi shënuar, përmbysur rezultate. Them se kemi bërë ndeshje të mira. Me pikët që kemi humbur për shkak të eksperiencës, do të diskutonim kualifikimin në Spanjë. Panucci ka marrë 5 lojtarë nga Shpresat te ekipi A. Nga Danimarka vjen edhe Mucolli por kam edhe lojtarë si Doka e Haka që janë mbrojtës të mirë”, tha Alban Bushi.

Sa i përket ndeshjes me Spanjën, e cila është një ndeshje shumë e fortë për ne, trajneri Bushi thekson:

“Në Spanjë duhet të jemi të kujdesshëm, pasi nëse luajmë hapur, ata na shkatërrojnë. Nëse ne japim 100% dhe ata 30% prapë nuk ia dalim dot ndaj tyre. Jam i kënaqur që kam Abazajn dhe Ramadanin. Megjithëse Abazaj nuk ka luajtur me Anderlehtin them se do të bëjë mirë. Panucci nuk e ka marrë Ramadanin për arsye teknike”, tha Alban Bushi, trajner i ekipit U21.

Ndeshja me Spanjën do të luhet më 6 shtator, ndërkohë që do ta presim në Shkodër më 11 tetor, për të mbyllur këto kualifikuese më 16 tetor në Estoni. Shqipëria, në kualifikueset e kampionatit europian është në vendin e parafundit në grup, pasi pas 7 ndeshjesh ka vetëm një fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA