Vettel ekzalton tifozët “e kokëkuqes”, por përplaset në rrugët e Milanos (Foto)

30/08/2018 13:08

Piloti gjerman Sebastian Vettel ka ekzaltuar tifozët e Ferrarit me paraqitjet e fundit, duke nënvizuar pretendimet e skuadrës italiane për titullin kampion në Formulën 1.

Edhe pse me një rival ambicioz, si Leëis Hamilton, që ka treguar se dorëzohet vetëm në metrat e fundit, talenti i ekipit me bazë në Maranello shtoi optimizmin se të dielën e 2 shtatorit, në Monza do të presë i pari “finish”-in në pistën italiane.

“Me këtë Ferrari mund të fitojmë. Shpresoj në një shfaqje të bukur këtë fundjavë në Monza, pasi me këtë Ferrari që kemi mund të bëjmë vërtet një paraqitje mbresëlënëse. Kjo është një garë që provokon emocione të mëdha, edhe për një gjerman si unë. Shpresoj që gara e Italisë të jetë pozitive edhe për Kimi Raikkonenin, pasi në ndalesën e Spa-së në Belgjikë nuk ishte me fat”, tha Sebatian Vettel.

Në shfaqjen që dhuroi këtë mesjavë në rrugët e Naviljit, protagonisti i Ferrarit takoi nga afër qindra tifozë, që panë aftësitë e tij në qendrën e Milanos.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel