Samsung ka bërë me dije se muajin e ardhshëm do të nxjerrë në shitje televizorin e tij të parë 8K, që quhet Q900R.

Monitori QLED do të mbështesë formatin më të ri HDR10 + nga Samsung dhe Amazon.

Aktualisht nuk ka materiale që mund të shikohen në 8K, por Samsung po bën hapa përpara për të qenë i përgatitur për avancimin e mëtejshëm të teknologjisë.

Samsung Q900R do të dalë në shitje në fund të shtatorit, por nuk dihet se ku dhe se sa do të kushtojë ky televizor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA