E ardhmja e mesfushorit të kombëtares italiane, Claudio Marchisio u kthye në një rebus të vërtetë pas shkëputjes së papritur të kontratës me Juventusin.

Futbollisti është kthyer tashmë në një prej objektivave të shumë skuadrave europiane, por po vlerëson ekipin që i ofron më shumë minuta.

Në një fazë të karrierës kur nuk premton shumë vite të tjera në aktivitet, kontratat e majme që vijnë në drejtim të Marchisios nga Portugalia po e joshin vërtet lojtarin.

Porto është skuadra e parë që kontaktoi ish-mesfushorin e kampionëve të Italisë, e një takim këtë javë do të formalizojë detajet ekonomike mes palëve.

Sipas asaj që referon gazeta “A Bola”, rivalitet për të firmosur me Marchision ka dhe nga një tjetër skuadër portugeze, Benfica. Pikë në favor të kësaj të fundit është kryeqyteti dhe pëlqimi i familjarëve të lojtarit, por e ardhmja e tij do të qartësohet brenda muajit shtator.

Top Channel