Komentet mbi skllavërinë, Kanye West i përlotur: Ishte keqkuptim

30/08/2018 18:04

Javë më parë reperi i famshëm Kanye West bëri disa komente të ashpra për faktin se populli amerikan, por jo vetëm, ka bërë zgjedhje të lirë për të jetuar në skllavëri dhe ky është vetëm faji i tyre.

Artisti më vonë tregoi se ky koment është keqinterpretuar në media, por edhe nga publiku i cili ka reaguar ashpër në Twitter. Televizione dhe radio të ndryshme janë shprehur se nuk do të transmetojnë më këngët e tij ndërkohë që mbështetësi i vetëm që i ka mbetur është Donald Trump.

I ftuar në një emision radiofonik në Chicago, Kanye i përlotur ka kërkuar ndjesë publike për komentet e tij. “Nuk e di nëse kam kërkuar falje ashtu siç duhet. Më vjen keq që u nxitova dhe më vjen keq që shumë njerëz u zhgënjyen” ,-tha ai ndër të tjera gjatë intervistës së tij.

Top Channel