Në Monaco është hedhur shorti i fazës së grupeve të Champions League, ku fati është treguar i pamëshirshëm me ekipet italiane.

Juventus i Ronaldos do të jetë ndaj Manchester United, një skuadër ku portugezi shkelqeu në fillimet e karrierës. Por në grup do të jenë edhe spanjollët e Valencias, që do jenë një kafshatë aspak e lehtë.

I njëjti skenar duket edhe për Interin që do të ketë përballë po një skuadër angleze, e një spanjolle: Barcelonën dhe Tottenham. Por zikaltërit do të kenë përballë edhe një tjetër ekipi të madh, PSV Eind’hoven.

Napoli është kundër finalistëve të vitit të kaluar, ndaj Liverpool dhe kampionëve të Francës, PSG.

Disi më i lehtë shorti duket për Romën, e cila pavarësisht se në grup ka kampionët e Real, dy klubet e tjera në letër janë më të lehta, CSKA dhe Plzen.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA