Disiplina gjobit Kastriotin e Flamurtarin, paralajmërohen Kamza e Partizani

30/08/2018 14:45

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot dhe ka analizuar të gjitha kundërvajtjet sportive, të vërejtura gjatë javës së dytë të Kategorisë Superiore.

Rastet këtë herë kanë qenë të pakta, teksa kryesisht Komisioni ka analizuar sjelljet e gabuara të tifozërisë krutane në sfidën Kastrioti-Skënderbeu dhe asaj vlonjate në takimin Flamurtari-Kukësi.

Kështu klubi krutan është gjobitur me masë administrative 50 mijë lekë gjobë, ndërsa ai vlonjat me masën 100 mijë lekë gjobë.

Komisioni ka dhënë paralajmërim edhe për Kamzën, që nuk ka përmbushur kushtet sanitare gjatë organizimit të ndeshjes, por edhe Partizanin, që ka ndërruar uniformën pa vënë në dijeni FSHF-së.

Top Channel