Zbardhet plagosja në Tiranë: Policia shpall në kërkim autorin, arreston të lënduarin

29/08/2018 10:50

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e djeshme të një 30-vjeçari me armë zjarri në kryeqytet.

Mësohet se është identifikuar autorii i dyshuar, shtetasi me iniciale F. G. (28 vjeç), i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë, ky shtetas, më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, policia ka arrestuar edhe shtetasin e plagosur për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar te ky shtetas u gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza heroine.

Top Channel