Më 18 korrik nisi transmetimi i “Top Talent”, një “talent show” i veçantë dhe unik, ku grupmosha të ndryshme, ambiciozë e të talentuar, sfiduan veten përpara jurisë dhe kamerave, duke sjellë emocion, humor, lot dhe histori personale.

E javë pas jave, kanë qenë të shumtë ata që kanë konkurruar para jurisë, por vetëm më të mirët janë përzgjedhur për t’iu dhënë mundësia për të punuar në ekranin më të madh në Shqipëri.

Me qindra kanë qenë aplikimet për të qenë pjesë e “Top Talent”, por vetëm 16 prej tyre arritën në vijën e finishit, e jo të gjithë mundën ta kalojnë atë.

Juria profesioniste, e përbërë nga Marin Mema, Beti Njuma, Edi Manushi, Bieta Sulo dhe Kelvi Kadilli, ua ka dhënë mundësinë për t’u bërë pjesë e Top Channel vetëm 8 prej tyre, e ata janë: Anila Kruti, Xhesika Muça, Andi Llabuti, Ermiola Muça, Lukjan Çobo, Driton Siqeca, Armend Pire si dhe Egnis Sejfullai.

Top Channel