Kupa Libertadores, kaos në ndeshjen Santos-Independiente (Video)

29/08/2018 11:39

Kupa Libertadores nuk është një turne për ata tifozë me zemër të dobët, e këtë e konfirmoi edhe ndeshja mes Santosit dhe Independientes, e mbyllur mes polemikave me kualifikimin e argjentinasve në raundin tjetër.

Si në sfidën e parë, ashtu dhe në kthim, surprizat ishin të pashmangshme, e po kështu edhe kaosi.

Ndeshja klasike që rezervonte duelin braziliano-argjentinas u mbyll 3-0 në tavolinë për Independienten, edhe pse në fushë shifrat certifikuan barazimin 0-0. Por, argjentinasit morën fitoren në tavolinë për aktivizimin e parregullt të uruguajanit Sanchez në radhët e Santosit.

Brazilianët apeluan vendimin, që gjithsesi u hodh poshtë, dhe kaosi e përplasjet fizike nuk munguan pas eliminimit të bujshëm të brazilianëve. Ndeshja e kthimit u mbyll 12 minuta para kohës së rregullt, me vendim të arbitrit, pas një shiu fishekzjarresh dhe sendesh të forta që shkaktuan edhe të lënduar.

Top Channel