Një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, brenda banesës së tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e A.S, në rrugën “Tahsim Shehu”, rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës.

Burime nga policia bëjnë me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit të saj.

Aktualisht personi i plagosur ndodhet në ambientet e policisë, teksa ende nuk ka dhënë detaje rreth ngjarjes, të cilat do të ndihmonin uniformat blu për zbardhjen e saj.

Top Channel