E varur nga alkooli dhe seksi, ish-pjesëtarja e Spice Girls në rehabilitim

28/08/2018 10:05

Ish-pjesëtarja e Spice Girls, Mel B ka hyrë në një qendër rehabilitimi për varësinë e saj ndaj alkoolit dhe seksit.

Në një intervistë për “The Sun”, këngëtarja tha: “Ka qenë traumatike përjetimi i një marrëdhënieje emocionalisht abuzive dhe përballja me gjëra aq të mëdha në jetën time”.

Mel B shtoi se ishte diagnostikuar me çrregullime të stresit post-traumatik: “Trajtimi që po marr më ka ndihmuar shumë. Unë jam plotësisht e vetëdijshme se jam në krizë”.

Këngëtarja rrëfeu se përdoi alkoolin për të qetësuar dhimbjen nga ndarja nga bashkëshorti Stephen Belafonte. Brown u martua me producentin e filmave në vitin 2007 dhe u nda në vitin 2017. Pas ndarjes, Mel B mori një urdhër kufizimi të përkohshëm kundër tij dhe akuzoi Stephan për abuzime fizike, verbale dhe psikologjike.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA