25/11 08:19
Ben Affleck mund të mos e interpretojë më rolin e Batmanit. Kjo për shkak të kostove të larta të sigurimit pasi aktori ka nisur rehabilitimin për varësinë ndaj alkoolit.
Kjo është hera e dytë brenda vitit dhe e treta në dy dekadat e fundit që Affleck hyn në rehabilitim.
“Me shumë mundësi, studioja do ta zëvendësojë atë sepse kostot e sigurimit janë të mëdha”, tha një burim brenda Warner Bros. për “The Wrap”.
Ben Affleck ka luajtur deri tani në 3 filma si Batman: “Batman vs Superman: Dawn of Justice”, “Suicide Squad” dhe “Justice League”. Ai është gjithashtu producent i “The Batman”, një film i ardhshëm i Warner Bros.
Top Channel