James Blunt rikthehet në krye të klasifikimeve britanike pas 19 vitesh, albumi i ri debuton në vendin e parë 15/11 13:41
Modelja e famshme Bella Thorne kohët e fundit ka vendosur të shfaqet e padepiluar në publik.
Fotot e saj prej javësh kanë qarkulluar në media si vajza e cila po thyen tabu, por megjithatë një pjesë e fansave të saj e kanë kritikuar.
Së fundmi Bella ka pozuar për një set fotografik me qëllim promovimin e linjës më të re të rrobave të banjos së saj por ajo që menjëherë ra në sy nuk ishin të brendshmet shumëngjyrëshe por sqetullat e saj të padepiluara.
Edhe pse këto foto kanë shkaktuar shumë pakënaqësi tek fansat e saj, Bella nuk i ka aspak problem kritikat, ajo do të vazhdojë të bëjë atë që bën gjithmonë.
Top Channel