Aktorja tri herë fituese e çmimeve “Oscar”, Meryl Streep ka nxjerrë në shitje superapartamentin e saj në qendër të Nju Jorkut.

Shtëpia e saj ndodhet në zonën “Tribeca”, e njohur si qendra e modës së qytetit.

Çmimi i kërkuar prej saj është plot 24.6 mln dollarë, ndërkohë që është blerë në vitin 2006 për një vlerë prej 10.13 mln dollarësh.

Aty ka jetuar Meryl dhe bashkëshorti i saj Don Gummer, një skulptor i njohur për veprat e tij abstrakte të përmasave të mëdha.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel