Hamilton: Ferrari “fluturonte” në pjesën e drejtë, mund të kenë gjetur ndonjë truk

27/08/2018 19:25

Lewis Hamilton u nis i pari dje në pistën e Belgjikës por u parakalua që në xhiron e parë nga gjermani Vettel dhe në fund nuk shkoi më shumë se vendi i dytë.

Në përfundim të Çmimit të madh të Belgjikës, Hamilton theksoi se e kishte të pamundur të rivalizonte me gjermanin e Ferrarit, veçanërisht në pjesën e drejtë të pistës, ndërsa hodhi edhe hipotezën e ndonjë truku.

“U mundova të bëja më të mirën, por ishte e pamundur, sidomos në pjesën e drejtë ku edhe Vettel më parakaloi. Mesa duket te Ferrari duhet të kenë gjetur ndonjë truk special”, deklaroi hamilton.

Piloti britanik i Mercedes foli edhe për momentin kur kishte mundësi të parakalojë Vettelin, ndërsa theksoi se edhe në Monza, fundjavën e ardhshme, do ta ketë të vështirë t’i bëjë ballë Ferarit.

“Kisha një moment të rikthehesha i pari, pas daljes së makinës së sigurisë, por është e sigurt që Vettel do më parakalonte sërish. Në pjesën e drejtë vinte aq shpejt, sa nuk arrija ta shihja. Edhe në Monza do të jetë e vështirë ndaj tyre, pasi janë shumë të shpejtë në pjesët e drejta”, tha britaniku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA