Gjendja e mjerueshme e fushës në një kampionat elitar futbolli ka lënë përshtypje të keqe te tifozët dhe skuadrat e La Ligës, e me shumë gjasa do të sjellë dënimin e Real Valladolid.

Skuadra që synon mbijetesën në Primera Divizion do të përballet me masa disiplinore pas gjendjes së tapetit të blertë në ndeshjen me Barcelonën e cila u mbyll 0-1.

Rrjeti ESPN ka konfirmuar se një zyrtar ka raportuar situatën me nota negative dhe dhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas njoftoi në rrjetet sociale se një aksion disiplinor do të ndërmerret ndaj organizatorëve. Fusha është bërë gati vetëm katër ditë para ndeshjes dhe skuadra e promovuar këtë sezon në La Liga nuk ishte e sigurtë nëse do të mund të zhvillohej sfida.

Gjatë nxehjes para ndeshjes, u pa gjendja konkrete e fushës dhe menjëherë vërshuan kritikat ndaj organizatorit të lojës. ”Fusha ishte një tmerr. Nuk ishte e duhur për të luajtur futboll dhe kishte rrezik për t’u lënduar lojtarët. Unë shpresoj se Valladolidi do ta rregullojë atë sepse është neveritëse”, tha mbrojtësi Gerard Pique.

Top Channel