Korrigjimi i kufijve, Thaçi dhe Vuçiç pro idesë për ndryshimet e kufijve

26/08/2018 13:31

Arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka dominuar debatet në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiç kanë elaboruar në pika të shkurta idenë që marrëveshja të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit.

“Presim marrëveshjen për kufirin, pasi nëse nuk e arrijmë këtë rrezikojmë të ardhmen evropiane. Ndaj, kemi vendosur të eksplorojmë shumë mënyra dhe jemi të gatshëm të arrijmë deri te marrëveshja. pa arritjen e një marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do ta bllokojnë njëra-tjetrën në “rrugën drejt BE-së dhe rajoni do të vuajë nga rreziku i destabilitetit. Askush nuk duhet të ketë frikë nga një marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë edhe nëse kjo marrëveshje do të thotë korrigjim kufiri.“Kosova dhe Serbia nuk do të jenë as të parat, as të fundit që bëjnë korrigjim kufiri”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se nuk mund të ketë marrëveshje, nëse palët nuk pajtohet për çdo gjë.

“Unë jam gjithmonë pesimist sepse e di sa vështirë është të ecim në të ardhmen dhe unë e di sa shumë dallime kemi mes veti. Mirëpo, ka diçka të përbashkët që ne të dy palët duhet ta gjejmë një zgjidhje. Nuk është se e duam këtë për vete, por për popujt tanë”, tha Vuçiç.

Ai tha se Kosova ka një status të pa zgjidhur, pasi gjysma e botës e njeh si shtet të pavarur, por gjysma tjetër e njeh si pjesë të Serbisë. Ndaj, kërkoi që të gjendet një zgjidhje. Presidenti serb tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të ndodhë asnjëherë, kështu që e vetmja mënyrë, sipas tij, është që të gjendet një zgjidhje.

Top Channel