Kolumbianët i janë drejtuar sot qendrave të votimit, për të marrë pjesë në një referendum ku kërkohet mbështetja për miratimin e 7 masave anti-korrupsion në vend.
Ndërsa siguria në vend është përmirësuar në vitet e fundit, kolumbianët kanë kthyer gjithnjë e më shumë vëmendjen e tyre në rastet e korrupsionit, duke përfshirë blerjen e votave, procedurën e marrjes së kontratave publike, etj.
Një analist kolumbian theksoi se sipas përllogaritjeve, korrupsioni i kushton vendit rreth 17 miliardë dollarë në vit, shifër kjo ekuivalente me 5.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).
Çështja e korrupsionit ishte një temë e nxehtë në zgjedhjet presidenciale të qershorit, pasi kandidatët iu përgjigjën zemërimit popullor me një valë premtimesh për reforma.
Ndër masat të cilat po votohen sot në referendumin kombëtar, janë edhe ulja e pagave për parlamentarët, kufizimi i mandateve në postet publike, etj., ndërsa pjesa dërrmuese e anketuesve pritet të votojnë pro.
Top Channel