Edhe Vulin pro korrigjimit të kufijve: Ndalon formimin e Shqipërisë së Madhe

26/08/2018 10:18

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në një deklaratë për mediat pozicioni veten pro demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse kërkoni përgjigjen time, unë nuk kam asnjë dilemë. ‘Shqipëria e Madhe’ mund të ndalet vetëm përmes kësaj forme”, theksoi Vulin, sipas të cilit shënimi i kufirit do të ndalojë zgjerimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ministri serb i Mbrojtjes u pyet edhe për sinjalin të cilin do të duhet të ndjekë Serbia, lidhur me “korrigjimet territoriale”, atë amerikan ose evropian, nga shkaku i qëndrimeve të ndryshme që kanë kancerlarja gjermane Angela Merkel dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, për çka tha se Serbia duhet të ndjekë sinjalin e saj.

“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur nga administrata amerikane e cila kupton qartë realitetin, dhe kuptoi se përzierja nuk është mënyra e duhur, dhe e kupton se e vetmja marrëveshje e qëndrueshme është ajo që do të arrihet mes atyre që jetojnë këtu. Ne jemi ata që do të jetojmë këtu në shekujt e ardhshëm”, tha Vulin, për të shtuar se marrëveshjet e imponuara me forcë nuk janë të qëndrueshme, dhe se herët apo vonë do të shkaktojnë përleshje të reja, luftëra dhe ndarje.

“Nëse arrijmë të merremi vesh, nëse gjejmë një marrëveshje të cilën fuqitë e mëdha do ta pranojnë, kjo flet se zgjidhja mund të jetë e qëndrueshme dhe se po ecim drejt stabilitetit të Ballkanit, diçka që nuk kemi përjetuar në shekujt e fundit”, theksoi Vulin.

Top Channel