Janë luajtur pasditen e sotme 3 takime të tjera të Premier League-s angleze, ku vëmendja ka qenë e përqendruar te sfida mes Newcastle dhe Chelseat.

Londinezët e drejtuar nga Maurizio Sarri arritën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 1-2, duke marrë të 9 pikët e plota në këto 3 javë të para të kampionatit.

Pavarësisht rezultatit, Blutë e Londrës dominuan tërësisht takimin, duke kontrolluar topin në 82 % të kohës dhe duke krijuar disa mundësi të mira shënimi.

Serinë e golave e hapi Eden Hazard në minutën e 76 me 11-metërsh, ndërsa në të 84-ën barazoi Joselu për vendasit e drejtuar nga trajneri spanjoll Rafael Benitez.

Gjithsesi, 3 minuta larg fundit, Yedlin shënoi në portën e tij, në tentativë për të larguar një top dhe i dha fitoren Chelseat, ndërsa Newcastle mbetet me vetëm një pikë në 3 ndeshjet e para.

Fitore mori edhe Fulhami, që mposhti Brightonin me rezultatin 4-2, ndërsa më herët, Watfordi regjistroi fitoren e parë ne po kaq takime, duke triumfuar 2-1 ndaj Crystal Palace.

Top Channel