Vlorë, kundërshtuan policët, ndalohen 3 persona. Në kërkim një tjetër

25/08/2018 12:34

Policia e Vlorës ka ndaluar 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Të ndaluarit janë Olsi Hajno, 26 vjeç, Aleko Rustemaj, 28 vjeç, si dhe Henea Kamberaj, 30 vjeç, që të tre banues në Vlorë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur shtetasi i katërt, K.G..

Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë penguar ata të ushtrojnë detyrën në një ngjarje të ditës së enjte, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Aleksandrisë”.

Procedurat e mëtejshme ndaj tyre janë në ngarkim të Prokurorisë së Vlorës.

Top Channel