Kampionati i 20 u fitua nga Manchester United në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë kjo skuadër nuk ka fituar më, pavarësisht shpenzimeve faraonike.

Në 5 vitet e fundit “Djajtë” kanë shpenzuar 774 milionë stërlina, por asnjëherë nuk e fituan dot Champions League.

Pas largimit të Sër Alex Ferguson në pankinën e Manchester United u ulën David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho dhe nga ajo kohë janë afruar 23 lojtarë për shifrën rekord të 774 milionë stërlinave, ndërkohë që në kohën e Ferguson u morën në total 99 lojtarë për një shifër prej 546 milionë stërlinash.

Top Channel