Kamza do të kërkojë viktimën e dytë në radhët e skuadrave të futbollit në kryeqytet. Pas ndeshjes së fituar ndaj Tiranës, ekipi i periferisë kërkon tani të mundë edhe Partizanin, ndeshje që do të nisë sot në orën 16:45.

“Nuk jam tip që futem në ndeshje për barazim. Ne futemi në fushë me vlerësimin e duhur dhe duhet të bëjmë gjërat mirë, në të dyja fazat, e më pas rezultatin nuk e kemi ne në dorë. Edhe kundër babait tim të luaja nesër, do të doja të fitoja patjetër”, tha Bledar Devolli, trajner i Kamzës.

Kamza arriti të sigurojë sezonin e kaluar mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar. Por tani, ekipi i trajnerit Devolli ka nisur të prodhojë një lojë më cilësore, ka mbështetjen e duhur financiare dhe synon një vend në kupat e Europës.

Përballja tjetër e ditës së sotme në Kategorinë Superiore nis po në orën 16:45, mes Laçit dhe Luftëtarit.

Top Channel