Higuain “harron” Napolin, merret me “Despacito”-n para ndeshjes

25/08/2018 13:37

Mbrëmjen e sotme në Serie A do të zhvillohen dy nga ndeshjet më të rëndësishme të javës, Juventus-Lazio dhe Napoli-Milan.

Një vëmendje të madhe ka padyshim debutimi i Milanit, pasi nuk luajti në javën e parë për shkak të shtyrjes së ndeshjes me Genoan.

Gonzalo Higuain, i cili është një nga yjet e merkatos së kuqezinjve të kësaj vere, do të kthehet të luajë në Napoli, ish-skuadrën e tij, por me sa duket nuk është aspak i emocionuar për këtë fakt.

Madje, në një video të postuar së fundmi në “Twitter” shihet edhe gjendja e lojtarit, i cili mbi një karrige ka filluar të kërcejë nën ritmet e këngës “Despacito”.

Top Channel