Hauai shpëton nga superstuhia e dekadave të fundit

25/08/2018 08:47

Uragani i fuqishëm që kërcënoi Hauain për gati një javë, fatmirësisht u dobësua me shpejtësi derisa u kthye në një stuhi tropikale në jug të Honolulusë. Por, meteorologët paralajmëruan sërish se reshjet e dendura mund të godasin ende ishujt, duke shkaktuar përmbytje dhe erëra të furishme.

“Lane” derdhi deri në afro 1 metër shi në pjesë të ndryshme të ishullit të madh të Hauait përgjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar evakuim masiv të banorëve në zonat më të prekshme nga uji, ndërsa zyrtarët u shqetësuan për një sërë rrëshqitje dherash.

Lexo edhe:
Hauai, në prag katastrofe. Pritet të goditet nga uragani më i madh në 26 vite

Kryebashkiaku i Honolulusë, Kirk Caldwell tha se njerëzit duhet të mbeten ende vigjilentë, pavarësisht se nuk e fshehu gëzimin kur mësoi se stuhia ishte dobësuar.

“Lajmi i mirë është se uragani Lane është dobësuar e shpërbërë. Kështu kemi shmangur një plumb”, tha ai në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së premtes.

Lexo edhe:
Uragani në Hauai, Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA