Sesioni i tretë dhe i fundit i provave të lira, që zhvillohet vetëm pak orë para nisjes së provave zyrtare për “pole position”, Ferrari ka dominuar totalisht duke dhënë kështu sinjalet se në pistën e Spa Francorchampsit, në Belgjikë, pretendojnë fitoren.
Sebastian Vettel ka fiksuar kohën më të mirë me 1 minutë, 42 sekonda e 661 të mijëtat, duke lënë pas krahëve shokun e tij të skuadrës, Raikkonen, me 63 të mijëtat më shumë.
Vetëm vendi i tretë për kampionin në fuqi dhe kryesuesin e Botërorit, Hamilton, me 137 të mijëtat më shumë sesa gjermani, i cili do të jetë i vetëm gjatë garës, pa mbështetjen e kolegut të tij Bottas, për shkak penalizimi që e bën atë të niset nga vendi i fundit, pavarësisht se mëngjesin e kësaj të diele ka regjistruar kohën e katërt më të mirë.
Dy makinat Red Bull të Verstappenit dhe Ricciardos kanë qenë me mbi një sekondë vonesë, duke marrë vendet 5 dhe 6, të paktën përkohësisht.
FP3 CLASSIFICATION: @ScuderiaFerrari have been fastest in all three practice sessions ?#BelgianGP ?? #F1 pic.twitter.com/yFolpFlypN
— Formula 1 (@F1) August 25, 2018
Top Channel