Tunel droge poshtë gardhit kufitar, ndërtuar me cilësi shumë të lartë

24/08/2018 21:40

Policia bëri kontroll në një restorant të boshatisur dhe zbuloi një tunel që përdorej për të trafikuar drogë nga njëri shtet në tjetrin.

Hetuesit e Sigurisë Kombëtare në Arizona, SHBA, thanë se tuneli ishte gjashtë metra nën tokë, e që aty vazhdonte për 180 metra, poshtë kufirit, deri në San Luis të Meksikës.

Kontrolli në restorant erdhi pasi policia kapi një person të dyshimtë me drogë, sipas CNN. Pas kontrollit, hetuesit amerikanë thanë se tuneli ishte ndërtuar me profesionalizëm dhe pa kursime.

Ndërtimi është bërë në një zonë të rrahur shumë nga autoritetet kufitare, ndaj sipërmarrja ka qenë shumë e kujdesshme, shumë e kushtueshme.

Tunelet e ndërtuara nga trafikantët që kalojnë drogë apo emigrantë të paligjshëm janë gjetur herë pas here në kufirin midis Amerikës dhe Meksikës.

Në vitin 2016 u zbulua një tunel droge rreth 500 metra i gjatë, që niste nga një shtëpi në Tihuana të Meksikës, dhe dilte në San Diego të Amerikës.

Në vitin 2012 u gjet një tjetër tunel i sofistikuar që fillonte po në San Luis të Meksikës, e dilte në një ndërtesë të braktisur të Arizonës.

FOTO GALERI
1/3
Hetuesit thanë se tuneli ishte ndërtuar me profesionalizëm dhe pa kursime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA