Dita e parë e provave të lira për Çmimin e Madh të Belgjikës, pas pushimeve verore, i ka buzëqeshur “kokëkuqes” së drejtuar nga finlandezi Raikkonen.
Në Spa Francorchamps, Ferrari i “njeriut të akullt” ka regjistruar kohën më të shpejtë me gomat super të buta, me 1 minutë, 43 sekonda dhe 355 të mijëtat, duke lënë pas krahëve dy “shigjetat e argjendta” të Hamiltonit dhe Bottasit, me një të dhjetat dhe 4 të dhjetat më shumë.
Në vendin e katërt është renditur Red Bulli i Max Verstappenit, ndërsa me 8 të dhjetat më i ngadaltë është paraqitur piloti tjetër i Ferrarit, Sebastian Vettel.
Gjermani, megjithatë, ishte më i shpejti në sesionin e parë të provave të lira, të zhvilluara mëngjesin e kësaj të premteje.
Dhjetëshen e parë e kompletojnë Ricciardo, Perez, Sainz, Ericcson dhe Leclerc.
Top Channel