Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar 14/06 00:57
Komisioni i Disiplinës së FIFA-s ka pezulluar për një vit nga çdo aktivitet futbollistik presidentin e Federatës palestineze të Futbollit, për shkak se kishte nxitur urrejtje dhe dhunë kundër Lionel Messit.
Jibril Rajoub kishte ftuar tifozët arabë të digjnin posterat dhe fanellat e Messit, nëse sulmuesi do të kishte marrë pjesë në një ndeshje miqësore të Argjentinës në Izrael, qershorin e këtij viti.
Fushata e ndërmarrë prej tij detyroi Argjentinën të anulonte miqësoren, e cila ishte programuar në kuadrin e përgatitjeve përpara Botërorit të Rusisë.
Top Channel