Shtresa e akullit pranë brigjeve të Greenlandës veriore, normalisht është një nga më të trashat në të gjithë arktikun, me lartësinë që arrin në mbi 21 metra në disa pika.
E pavarësisht reduktimit të shpejtë të sipërfaqes së akullnajave në të gjithë rajonin, për shkak të ndryshimeve klimaterike, ky cep i largët i globit, pritej të ishte i fundit që do të humbiste diçka.
Por, imazhe të fundit satelitore tregojnë se disa nga akullnajat më të vjetra të arktikut janë zëvendësuar nga milje ujë deti për të parën herë, duke habitur jo pak shkencëtarët dhe monitoruesit e akullnajave.
“Kjo zonë konsiderohej si bastioni i fundit, ku ne do të shikonim që ndryshimet klimetarike të arrinin të fundit, por kjo ka ndodhur tashmë”, thotë Uollt Mejer, shkencëtar në qendrën kombëtare të borës dhe akullit.
Akullnaja në Greenlandën veriore është më e trashë se kudo tjetër në arktik por këtë vit është parë se edhe zona me intensitet më të madh të akullit nuk i ka bërë ballë temperaturave të larta.
Në fund të shkurtit dhe në mars, i nxehtë si ai i verës dhe erëra të ngrohta nga jugu shkaktuan një shkrirje të akujve në rajon. E ky është vetëm një event i izoluar në një zonë gjeografike relativisht të vogël.
Është në një linjë me ndryshimet e tjera të shtresës së akullit që shkencëtarët kanë vërejtur në rajon, por edhe ndez kambanat e alarmit për atë që po vjen.
Top Channel