Formula 1 përgatit “Planin B”, sezoni mund të kurorëzohet në Europë nëse anulohen garat në Katar dhe Abu Dhabi
Tragjedisë me 43 të vdekur, 15 të plagosur dhe mbi 600 të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, pas shembjes së urës “Morandi” në Genova, ku mbetën të vdekur edhe dy shqiptarë, i bëhet homazh jo vetëm në futboll.
Fundjavën e kaluar, atëherë kur nisi kampionati italian i Serie A, dy ndeshjet e ekipeve gjenoveze, Genoa-Milan dhe Sampdoria-Fiorentina u shtynë, njëra në fund të shtatorit dhe tjetra në fund të tetorit, në nder të viktimave.
Por, këtë fundjavë, me rifillimin e Botërorit të Formulës 1, edhe skuderia Ferrari u bën homazh viktimave të asaj tragjedie, pikërisht kur do të zhvillohet edhe Çmimi i Madh i Belgjikës.
Dy “kokëkuqet” e drejtuara nga Vettel dhe Raikkonen kanë të shënuara përpara një mesazh solidariteti: stema e kalit (simbol i Ferrarit) bashkon dy pjesët e ndara të urës, e poshtë kësaj shkruhet “Në zemrat tona”.
In ricordo delle vittime del crollo del ponte di #Genova Remembering the victims of the Genoa motorway bridge pic.twitter.com/50f9eYI0At
— Scuderia Ferrari (@ScuderiaFerrari) August 24, 2018
Top Channel