Pas ambienteve publike tani nuk mund të pish duhan edhe në parqe publike apo hapësira të gjelbra në Paris.
Në fakt bëhet fjalë për një testim që nisi në korrik, për të reduktuar efektet e duhanpirjes pasive dhe për të garantuar ajër më të pastër e më pak bishta cigaresh në tokë.
Gjashtë parqe të Parisit po marrin pjesë në skemë deri në vjeshtë. Në hyrje të parqeve janë vendosur postera dhe shenja paralajmëruese ndërkohë që janë shpërndarë nga bashkia edhe fletëpalosje dhe nisma sidoqoftë është pritur me pozitivitet nga jo duhanpirësit por jo nga pala tjetër.
Projekti katër mujor shpreson të inkurajojë njerëz të ndalin së piri duhan dhe të krijojë parqe më të pastra. Rreth 350 tonë bishta cigaresh hiqen çdo vit nga qyteti.
Më të kënaqurit me këtë iniciativë janë prindërit e fëmijëve që pëlqejnë të luajnë në parqe. Sipas tyre, ka tym duhani, ka bishta cigaresh në tokë dhe fëmijët e vegjël mund ti marrin e madje edhe ti fusin në gojë.
Shpresohet ndërkohë që skema të fillojë të zbatohet edhe në parqet dhe kopshtet e tjera të qytetit.
Top Channel