Pasi ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit me Albi Allën, Kukësi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e qendërmbrojtësit pogradecar, pasi ka sjellë nën urdhrat e Cungut gëzim Krasniqin.
Qendërmbrojtësi 28-vjeçar është një njohës mjaft i mirë i Kategorisë Superiore, pasi ka luajtur nga 2008-a, deri në dhjetorin e 2017-ës, për skuadra si Besa e Kavajës, Flamurtari dhe Partizani.
Në gjysmën e dytë të sezonit që lamë pas, Krasniqi iu bashkua skuadrës së kampionatit maqedonas Rabotnicki, ku edhe u aktivizua në gjashtë takime.
Me Shametin dhe Cuculin që shikohen si titullarë të padiskutueshëm në formacion, Krasniqi do të jetë një alternativë mjaft e rëndësishme në pankinën e Armando Cungut, që kompleton kështu mbrojtjen.
Top Channel