Zidane tek United? “Përse të negociojmë, kur s’kemi çfarë t’i ofrojmë?”

21/08/2018 22:49

Zinedine Zidane nuk do të ulet në pankinën e Manchester United. Trajneri francez, pas largimit nga Reali i Madridit si fitues i trefishtë i Champions League, duket se ka marrë pushimet, që me shumë gjasa do të zgjasin të paktën një vit.

Hipotezat e mundshme, edhe pse të paparashikueshme, për kalimin e tij tek United u mohuan nga zëra të brendshëm të klubit anglez, të cilat ndër të tjera ishin edhe të ashpra.

“Përse duhet të negociojmë me Zidane, në një kohë kur s’kemi ndonjë vend pune për t’i ofruar?”.

Sezoni i ri për United nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe, duke lënë mënjanë Arsenalin, që është gozhduar në kuotën zero pikë pas dy ndeshjesh, të gjitha ekipet e tjera të mëdha janë me pikë të plota, ndërsa “djajtë e kuq” vijnë nga humbja e papritur me Brightonin.

Megjithatë, përpara nisjes së kampionatit, në Manchester u shtuan zërat mbi Mourinhon, i cili nga ana e tij shprehu pakënaqësi për merkaton e munguar, pasi United mori vetëm dy lojtarë: Fred dhe Dalot. Më tej erdhi përplasja në distancë me Pogbanë, që donte të largohej nga “Old Trafford” për t’iu bashkuar Barcelonës, ose për t’u rikthyer te Juventusi.

Tensionet mes Mourinhos dhe një pjese të skuadrës mbeten ende në nivele të larta. Për këtë arsye, në Angli nisën të qarkullonin zëra për një shkarkim të mundshëm të portugezit, me Zidane, kandidatin kryesor për ta zëvendësuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA