Në kulmin e debateve për qëndrimin e Paul Pogbasë te Manchester United, e në një kohë kur marrëdhëniet mes kampionit të botës dhe trajnerit Mourinho nuk janë më idilike, shtohet një tjetër kapitull polemikash.

Agjenti i futbollistit francez të Manchester United kërkoi të mbrojë lojtarin e përfaqësuar prej tij, edhe kur sulmet vijnë nga legjenda të klubit anglez, si Paul Scholes. Ky i fundit e kishte cilësuar Pogbanë një futbollist normal, e jo një udhëheqës, por fjalët ngjallën menjëherë reagimin e Mino Raiolës.

“Disa njerëz kanë frikë se mos harrohen, por duhet ta dimë se Paul Scholes nuk do të njihte dot një udhëheqës, edhe nëse përballë do të kishte Sir Winston Churchill. Mendoj se Paul Scholes duhet të bëhet drejtor sportiv dhe të sugjerojë shitjen e Pogbasë. Do të kalonte net të tëra pa gjumë për të gjetur një klub të ri”, tha agjenti i mesfushorit francez.

Kështu shtohet një tjetër akt i polemikave, që lindën nga dëshira e Paul Pogbasë për t’u larguar nga “Old Trafford”. Sipas medieve angleze, kalimi i tij te Barcelona është shtyrë për verën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA