Gary Neville ishte kritikuesi më i madh i Xherdan Shaqirit, pasi shqiptari u konsiderua një blerje mjaft cilësore e Liverpoolit.
Ish-mesfushori i Manchester United në vazhdimësi këmbëngulte se Shaqiri nuk do t’u bënte punë të kuqve, ndërkohë që kolegu i tij analist në Sky Sports, Jemie Carragher, mbronte investimin e bërë nga drejtuesit e Liverpoolit.
Neville humbi një bast me Carragher në goditjet e 11-metërshave dhe kushti i vënë nga ish-futbollisti i Liverpoolit ishte që ai të vishte në studio fanellën e Shaqirit, ku shqiptari i kishte shkruar një mesazh: “Tifozit tim numër 1, Gary-t. Të lutem mos u tërhiq!”
Gary Neville, në fund e pranoi sfidën, duke e veshur në transmetim të drejtpërdrejtë bluzën më numër 23 të Shaqirit.
Top Channel