Inflacioni paralizon Venezuelën, 14 milionë për të blerë një pulë

20/08/2018 22:06

Venezuela po fut reformat ekonomike duke përfshirë edhe kartëmonedhat e reja që i japin fund pesë zerove nga monedha e saj e zmadhuar, ndërsa vendi ka hyrë në betejën më të ashpër me hiperinflacionin.

Bankat do të mbyllen të hënën pasi përgatiten për lirimin e “bolívarit sovran”, mes paralajmërimeve nga ekonomistët e Fondit Monetar Ndërkombëtar që norma e inflacionit të Venezuelës mund të tejkalojë nesër 1 milion për qind këtë vit.

Bolivari i ri sovran, është quajtur i tillë nga Karakasi zyrtar për ta dalluar atë nga bolivari i tanishëm (i cili ka dështuar) dhe do të jetë i ankoruar në kriptomonedhën gjerësisht të diskredituar të Venezuelës, petro. Çdo petro do të ketë si vlerë rreth 60 dollarë, bazuar në çmimin e një fuçie të naftës së vendit.

Kjo do të vlejë 3,600 bolivarë sovrane në monedhën e re, e cila sinjalizon një zhvlerësim masiv. Përveç kësaj, paga minimale do të jetë fikse në gjysmë petro (1,800 bolivarë sovrane) nga e hëna.

Kjo është rreth $ 28, më shumë se 34 herë më e ulët se një dollar në normën mbizotëruese të tregut të zi.

Çfarë është hiperinflacioni?
Hiperinflacioni është termi që përdoret për të përshkruar çmimet që dalin jashtë kontrollit, duke u shoqëruar me vlera të larta të monedhës dhe duke bërë që konsumatorët të mbushin karroca e thasë me para për të bërë të mundur blerjen e artikujve më të domosdoshëm në jetën e përditshme.

Në teori, çmimet duhet të luhaten gjithmonë varësisht nga oferta dhe kërkesa. Inflacioni është termi për rritjen e çmimeve, ndërsa deflacioni përshkruan uljen e çmimeve. Hiperinflacioni ndodh kur çmimet rriten në mënyrë të egër sa të japin konceptin e inflacionit absurd.

Problemi vjen kur furnizimi i parave letër në një ekonomi tejkalon kërkesën për mallra dhe shërbime, duke shkaktuar që vlera e monedhës të bjerë. Kjo ndodh kur qeveritë krijojnë para të reja për të financuar shpenzimet mbi të ardhurat e tyre nga taksat.

Hiperinflacioni ka shkatërruar deri më tani fuqinë blerëse në Venezuelë dhe bizneset kanë rritur çmimet me më shumë se 50% në muaj kohët e fundit. Times raporton se pronarët e restoranteve në Venezuelë nuk kanë më menutë me çmime të shtypura, ndërsa supermarketet kanë hequr gjithashtu çmimet nga raftet. Shumë njerëz përdorin kartat për të blerë mallra në vend të parave.

Shumica e popullit venezuelianë është detyruar të largohet nga vendi me mbi 1 milionë që kanë kaluar kufirin me Kolumbinë fqinje në muajt e fundit, ndërsa të tjerët detyrohen të mbledhin pagat e tyre me valixhe për të paguar një bukë apo një pulë, çmimi i së cilës sipas “The Guardian” ka arritur deri në 14 milionë bolivarë, ndërsa një kg domate kushton 5 milionë bolivarë.

Të vetëdijshëm për problemin që ka paralizuar vendin dhe ka shtuar varfërinë ekstreme, disa kompani venezueliane kanë filluar të ofrojnë paketa të pazakonta të kompensimit, të tilla si bonuse të paguara në vezë në këmbim të rrogave të punëtorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA