Indi, 22 000 të shpëtuar nga Kerala e përmbytur

20/08/2018 08:51

Rreth 22 000 njerëz u shpëtuan të dielën nga shteti indian i Keralas, i goditur nga përmbytjet, pasi shirat më në fund e ulën vrullin e tyre.

Ekipet ushtarake, si dhe forcat e reagimit ndaj katastrofave dhe peshkatarët vendas arritën të shkonin në disa nga zonat më të goditura. Helikopterët gjithashtu sollën furnizime shumë të nevojshme për komunitetet e bllokuara nga dy javë shiu të pandërprerë.

Më shumë se 350 njerëz humbën jetën, shumica e tyre nga rrëshqitjet e dheut, që prej fillimit të shirave në qershor.

Kryeministri i Kerala, Pinarayi Vijayan, tha se numri i njerëzve që u strehuan në 5 645 kampet e ndihmës, tani ështëë 725 000. Ai u zotua të dielën “për të shpëtuar edhe personin e fundit të bllokuar”.

Ndërkohë, kreu i ekipit të menaxhimit të fatkeqësive të shtetit, Anil Vasudevan, tha se po përgatitej të merrej me një shpërthim të mundshëm të sëmundjeve në kampet e përkohshme të ndihmave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA