Rregullorja e zgjedhjeve, me të cilën partia në pushtet në Poloni do të hyjë vitin e ardhshëm në zgjedhjet evropiane, pritet të mënjanojë partitë e vogla.
Vetëm dy nga gjashtë partitë e përfaqësuara në Parlamentin e Polonisë do të kishin një shans për të marrë ndonjë mandat me këtë bazë juridike për zgjedhjet. Me veton e Presidentit Duda, ky plan për zgjedhjet e ardhshme evropiane me sa duket nuk është më në tryezë.
Por në Poloni do të zgjidhet në vjeshtë të vitit 2019 edhe Parlamenti i ri i vendit dhe me sa duket partia në pushtet do që ta përshtatë bazën juridike edhe për to sipas shijes së saj. Mbetet të shpresohet që Duda do të pozicionohet edhe atëherë kundër partisë prej së cilës vjen.
Megjithatë, sjellja e deritanishme e tij të jep pak shpresa. Vërtet që ai e ngadalësoi me veton e tij reformën e drejtësisë, por në thelbin e saj ai nuk ndryshoi asgjë, por e miratoi ndërhyrjen politike të qeverisë te drejtësia. Vendimtare për mënyrën si do të veprojë nuk mendohet se do të jenë parimet, por rrethana se si i vlerëson Duda shanset e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020: pa Partinë në pushtet ai nuk ka asnjë shans, por vetëm mbështetësit e kësaj partie nuk do të ishin të mjaftueshëm për të që t’i fitonte zgjedhjet.
Top Channel