Ende nuk ka përgjigje për fatin e anijes së Rojes Kufitare italiane, e cila shpëtoi para 4 ditësh 177 emigrantë në detin Mesdhe.
Emigrantët po trajtohen me ushqim dhe asistencë mjekësore, por nuk është marrë ende vendimi për zbarkimin e tyre në port, e ajo ka mbetur e bllokuar në det mes Maltës dhe Lampeduzës.
Ministri i Jashtëm italian, Tonineli tha për mediet se sjellja e Maltës është e pajustifikueshme, ndërkohë homologu i tij maltez, Moavero mësohet se është në kontakte të vazhdueshme me vende të tjera europiane, për pranimin e emigrantëve që gjenden në bordin e saj.
Gjithashtu, burime qeveritare pohojnë se Roma zyrtare nuk ka asnjë kompetencë që të kërkojë nga porti i Maltës zbarkimin e personave në bord, kur diçka të tillë mund ta bëjë edhe vet.
Anija “Dicciotti” arriti të shpëtonte gati 4 ditë më parë, 190 emigrantë libianë nga një gomone në Mesdhe, prej të cilëve 13 persona u dërguan me varka në qendrat spitalore, pasi paraqisnin probleme shëndetësore.
Rasti i anijes “Dicciotti” i bashkohet çështjes më të ndezur të emigrantëve në Mesdhe, ndërkohë që vende të Bashkimit Europian ende nuk e kanë marrë një vendim sesi do të procedohen emigrantët e rikuperuar në det, në një moment që fluksi i tyre është gjithnjë në rritje.
Top Channel