Spitali i Arizonës me 16 infermiere shtatzëna; Duhet të ketë diçka në ujë

18/08/2018 23:08

Mund të tingëllojë e çuditshme dhe madje e pabesueshme, por spitali i Arizonës do të përballet me një bum lindjesh, veçse jo për shkak të maternitetit. Kjo pasi 16 infermiere që punojnë në njësinë e njësinë e kujdesit intensiv të Qendrës Mjekësore “Desert Banner” në Mesa, janë shtatzënë.

“Nuk kishte asnjë pakt mes nesh, por duhet pranuar se emocionet e të priturit të fëmijës, janë vetëm një koincidencë e lumtur”, u shprehën infermieret.

Ato thanë se të gjitha duan të shkojnë së bashku në kafene, për të kënaqur dëshirat dhe nepset e shtatzënisë. Njëra prej tyre i kërkoi një punonjësi të kuzhinës që ta bënte sallatën më “miqësore ndaj shtatzënisë” dhe i sugjeroi mensës të shtonte turshi dhe ullinj në menu.

Infermieret gjithashtu thanë se pacientët kanë filluar të vënë re barqet në rritje të tyre dhe natyrisht që habiten me këtë fakt. Një zyrtar i “Desert Banner” tregoi se spitali ka planifikuar të përballojë mungesën e infermierëve për muaj të tërë.

“16 infermieret janë nga tre njësi të ndryshme të kujdesit kritik. është një rastësi e çuditshme, ndoshta duhet të jetë faji i ujit”, tha duke qeshur Heather Francis, drejtor i infermierisë në Desert Banner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA