Prokurori Robert Mueller kërkon 6 muaj burg për George Papadopoulos

18/08/2018 19:29

Prokurori i posaçëm Robert Mueller, i cili po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në SHBA, ka rekomanduar para gjykatës, dënimin me burg për ish ndihmësin e fushatës së Trump, George Papadopoulos.

Ky i fundit u deklarua fajtor në tetor, pasi u vërtetua se kishte gënjyer agjentët e FBI, ndërsa për dënimin që pritet të jepet më 7 Shtator, Mueller ka kërkuar 6 muaj burg.

Sipas memorandumit të Mueller për gjyqtarin, Papadopoulos gënjeu për kontaktet e tij me njerëz që pretendonin se kishin lidhje me zyrtarët e lartë rusë, duke përfshirë takimin e tij me një profesor.

“Krimi i të pandehurit ishte serioz dhe shkaktoi dëme në hetimin e qeverisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, thuhej në memorandumin e dorëzuar nga Mueller.

“I pandehuri gënjeu për të fshehur kontaktet e tij me rusët dhe ndërmjetësit rusë gjatë fushatës dhe bëri deklaratat e tij të rreme ndaj hetuesve më 27 janar 2017, në fillim të hetimit, kur vendimet kryesore hetimore, duke përfshirë atë për intervistë dhe kur, ishin duke u marrë”, tha Mueller.

Prokurori i posaçëm tha se qeveria besonte se një dënim deri në gjashtë muaj burg ishte “i përshtatshëm dhe i garantuar”, së bashku me një gjobë prej 9,500 dollarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA