Një tufë lule dhe kërcim me nusen, Putin përgatit takimin me Merkelin

18/08/2018 19:10

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në ceremoninë martesore të Ministres së Jashtme austriake, Karin Kneissl, e cila është kritikuar gjatë për faktin se ftoi atë.

Vladimir Putin u paraqit me një tufë lule për ministren austriake dhe vallëzoi me të, në eventin e organizuar në provincën jugore austriake të Steiermarkit.

Politikanët e opozitës kanë akuzuar ministren Kneissl se po minon politikë e jashtme të Bashkimit Europian, me zgjedhjen e saj për të ftuar presidentin rus.

Ministrja Kneissl, 53 vjeç, po martohet me sipërmarrësin Wolfgang Meilinger në një ceremoni në qytetin e vogël të Gamlitz, pranë kufirit me Slloveninë.
Ajo është një akademike pa përkatësi partiake dhe u zgjodh si ministre e jashtme nga Partia e Lirisë, e ekstremit të djathtë në Austri, njëkohësisht partner i koalicionit në qeverinë e tanishme.

Putin u ndal në Austri për të respektuar ftesën në dasme, pasi ishte në rrugë për në gjermani, ku pritet që sonte të takohet me kancelaren Angela Merkel, me shumë çështje në rend për të biseduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA