Kriza ekonomike, Pekini mbështet moralisht Turqinë

18/08/2018 17:20

Kina mbështet përpjekjet e qeverisë turke për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin ekonomik dhe beson se do t’i kapërcejë “vështirësitë e përkohshme.

Kështu u shpreh diplomati i lartë kinez Wang Yi, gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, të kryer gjatë paradites së sotme.

Ministria e Jashtme kineze tha se telefonata mes dy diplomatëve të lartë, kishte pasur në fokus pikërisht problemet që po has Turqia, në lidhje me stabilitetin e Lirës, me këtë të fundit që po përjeton një rënie të frikshme.

Cavusoglu foli për situatën aktuale në Turqi gjatë telefonatës dhe tha se qeveria e tij ishte e gatshme të forcojë komunikimin strategjik me Kinën.

Pekini për herë të parë komentoi këtë çështje në një deklaratë të ministrisë së jashtme, në të cilën ajo ofroi mbështetje morale për Turqinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA